Ibra dhe Fabregas kacafyten pas ndeshjes

PUBLIKUAR

Kampioni aktual i Francës, Paris Saint Germain ka triumfuar 2:1 përballë Chelseat.

Me këtë rezultat gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen kthyese në Londër, por pas ndeshjes ka ndodhur një zënkë mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Ka qenë mesfushori spanjoll Cesc Fabregas që ka kërkuar të qërojë hesapet me suedezin Zlatan Ibrahimovic.

E përditshmja angleze ‘Daily Mail’, ka shkruar se Fabregas pas ndeshjes iu është afruar suedezit duke i kërkuar llogari për fyerjet që Ibra ia bëri futbollistëve në fushë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht Ibra e injoroi spanjollin por më pas filluan të kacafytën të dy lojtarët para se të ndërhynin edhe lojtarë tjerë të të dyja skuadrave.

Në fund gjithçka ka përfunduar pasi stafi teknik i të dyja skuadrave ka ndërhyrë duke qetësuar gjithçka.

Mbetet të shihet në ndeshjen e dytë mes këtyre dy ekipeve se cila do të kalon tutje dhe se a do të ketë konflikt tjetër mes lojtarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...