Ndryshojnë planet e PSG-së pas refuzimit nga Zidane shkaku i Kombëtares së Francës

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane raportohet se e ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta spanjolle “AS”, Zidane ia ka bërë të qartë klubit francez se nuk është i interesuar për pozitën e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Ish-trajneri i Real Madridit thuhet se po mendon vetëm për stolin e përzgjedhësit te Kombëtarja e Francës.

Besohet se ka gjasa të mëdha që Zidane ta marrë drejtimin e “Gjelave” pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Didier Deschamps është momentalisht përzgjedhës te Franca. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2022.

Në anën tjetër, Christophe Galtier tani shihet favorit për të zëvendësuar Mauricio Pochettinon. Ai nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.

55-vjeçari nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne. /

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...