Guardiola Guardiola e dëshiron Cucurellan te City

PUBLIKUAR

Manchester City do të bëjë ofertën e tyre të parëpër mbrojtësin e krahut të Brighton, Marc Cucurella.

Ish-juniori i Barcelonës është i hapur për t’u bashkuar me Pep Guardiolën, por marrëveshja do të varet nga vlerësimi i Brighton.

Brighton e vlerëson Cucurellan në afërsisht 50 milionë funte dhe kjo mund të jetë shumë e lartë për Cityn që do të ishte i përgatitur të shqyrtonte alternativa.

Chelsea po monitoron gjithashtu zhvillimet me 23-vjeçarin në listën e tyre të dëshirave, transmeton Gazeta Express.

Cucurella iu bashkua akademisë prestigjioze të Barcelonës, La Masia, kur Guardiola ishte në krye të klubit katalanas.

Ai luajti dy sezone në Getafe përpara se të bashkohej me Brighton, ku fitoi çmimin e tyre lojtari i vitit.

Shefi i Albionit, Tony Bloom, nuk ka gjasa të lëvizë nga çmimi i tij i kërkuar, pasi ka shitur tashmë mesfushorin Yves Bissouma këtë javë, i cili iu bashkua Tottenhamit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...