Kuvendi dënon vendimin e gjykatave serbe për dënimin e ish-ushtarëve të UÇK-së

PUBLIKUAR

Ndonëse në sallën e Kuvendit të Kosovës ishte lëshuar gazi lotsjellës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka lexuar deklaratën, me anë të së cilës Kuvendi dënon vendimin e gjykatave në Serbi për dënimin e ish luftëtarëve të UÇK-së.

Në deklaratën e Kuvendit, e cila u votua me 79 vota pro, thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin rreth dënimit të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Sipas Kuvendit, dënimet e tilla janë politike dhe ndikojnë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Ato janë pa ndikime juridike”, thuhet në deklaratë.

Veç kësaj kërkohet nga Europol dhe Interpol që të mos i pranojnë ato.

Gjithashtu kërkohet nga institucionet vendore që të merren masat e duhura. /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...