Ditëlindja e Ukshin Hoti, Kurti thotë se të zhdukurit janë të gjallë mes nesh

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për Ukshin Hotin se “ është në virtytin e të zhdukurit të jetë i gjallë mes nesh”.

Më 17 qershor Ukshin Hoti e ka ditëlindjen, ai ka lindur në vitin 1943 në Rahovec.

E Kurti ka shkruar një mori lavdatash për veprimtarinë e tij kombëtare.

“Gjithnjë do të shprehemi për Ukshin Hotin, sepse ai është i zhdukuri maksimal, ai që u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë. Ne e dimë se një objektor i tillë sjelljeje, se një orientues i tillë fryme duhet në çdo kohë, sidomos në këto të paqeve të ngarkuara dhe pavarësive të dëmtuara”, ka shkruara Kurti në Facebook. “Sikur ta kishim mes nesh, do të vinte pranë nesh, pranë teje, meje, të gjithëve neve. Para neve, pa na kthyer shpinën. Në çdo datë të tij apo të heronjve të tjerë të mendimit e të veprimit, vendet bëhen të gjalla, në qytet do të kishte qendërzime bisedash rreth temës së lirisë dhe politikës”.

Kurti shpesh e ka pranuar se frymëzimin politik e ka Ukshin Hotin.

Ai pajtohet me filozofinë e tij politike të Ukshin Hotit për çlirimin e Kosovës. /Express

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...