Arrestohet në Ferizaj i dënuari për pjesëmarrje në grupe terroriste

PUBLIKUAR

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00, në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.H (M/K), i moshës 45 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste ’’, me dënim burgimi prej, 2 vite e 5 muaj, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /Express

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...