Alarm për bomba në shkollat e katër komunave të vendit, Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Në disa shkolla në rajonin e Gjilanit është dhënë alarm për bomba. Kërcënime për bomba kanë pranuar shkollat e Novëbërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se për momentin s’ka vend për panikë.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjezit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani./Express

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...