De Jong e “tremb” Man Unitedin dhe ia shfaq dashurinë Barçës

PUBLIKUAR

Frenkie De Jong është bërë objektivi kryesor i Manchester Unitedit për ta përforcuar mesfushën për sezonin e ri.

Trajneri Erik ten Hag e ka kërkuar personalisht përfaqësuesin holandez, i cili nuk e ka treguar veten sa duhet në Barcelonë.

 

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Ajaxit duket se është i vendosur për ta vazhduar eksperiencën në Camp Nou dhe thotë se nuk ka arsye për t’u larguar prej atje, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, ai e ka “trembur” klubin nga “Old Trafford”, i cili krahas holandezit po mundohet ta transferojë edhe danezin Christian Eriksen.

“Është kënaqësi gjithmonë kur një klub i rëndësishëm shpreh interesim për ty. Por, unë jam tashmë në klubin më të mirë në botë. Ndihem mirë në Barcelonë, nuk ka ndonjë risi”, deklaroi De Jong pas fitores ndaj Uellsit.

Barça, nga ana e saj, është e interesuar për ta shitur De Jongun në mënyrë që të bëjë para pas krizës që e ka kapluar në epokën pandemike. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...