“Sunny Hill” në Tiranë merr vëmendjen e eurodeputetes Von Cramon, kritikon Kurtin

PUBLIKUAR

Eurodeputetja Viola von Cramon është shprehur e pikëlluar që Festivali “Sunny Hill”, nuk do të mbahet në Prishtinë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se është gabim strategjik i qeverisë së Kosovës që s’ia ka mundësuar festivalit mbajtjen e tij në Prishtinë raporton Gazeta Express.

 

“Jam e pikëlluar që Festivali “Sunny Hill” s’do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik pasi që sjell njerëz në Kosovës dhe promovon rininë. Qeveria e Kosovës do të duhej ta siguronte “Sunny Hillin” që të mbahej në Prishtinë dhe shpresoj që do të rikthehet aty”, ka shkruar Von Cramon.

Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë ka marrë kritika nga opinioni publik në Kosovë. Opozita ka akuzuar qeverinë se ia ka pamundësuar organizatorëve të festivalit që ta mbajnë atë në Prishtinë këtë verë.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...