Kosova merr pjesë në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë udhëtuar sot në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd J. Austin III.

Pjesëmarrja e Ministrit Mehaj dhe Gjeneral Jasharit, bashkë me shumë ministra e shefa të mbrojtjes të vendeve anëtare e partnere të NATO-s, në grup të nivelit kaq të lartë, është tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Kosovën, thuhet në njoftimin e Ministrisë në Facebook.

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të koordinuar ndihmën për mbështetjen e Ukrainës për mbrojtje nga pushtimi i paprovokuar rus.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...