PSG me lëvizje të befasishme, afër marrëveshjes me trajnerin e “panjohur” francez

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini është afër që të bëhet me trajner të ri, pasi Mauricio Pochettino pritet që të largohet.

Derisa raportohej që Zinedine Zidane do e marrë drejtimin e kampionëve të Francës, tashmë situata ka ndryshuar krejtësisht – transmeton Gazeta Express.

Gazetari i njohur dhe eksperti i tregut të transferimeve, Ginaluca Di Marzio, ka raportuar se PSG është afër emërimit të Christophe Galtierit në pozitën e trajnerit.

Galtier nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.55-vjeçari nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...