Vetura del nga rruga, humb jetën fëmija 4- vjeçar

PUBLIKUAR

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes në Shqipëri, në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi. Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa Bobe”, si pasojë e humbjes së kontrollit nga ngasesi.

Automjeti me targa AA 292 BR , tip BMË,  drejtohej nga shtetasi B.R dhenë automjet ndodheshin bashkëshortja e tij si dhe fëmija i tyre (djali) rreth 4 vjeç.

Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit ka gjetur vdekjen djali i vogël, R.R, rreth 4 vjeç, si dhe janë plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetësia M.R.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...