Është miratuar në parim Projektligji për pagën minimale.
Me 68 vota pro, përfshirë edhe ata të Listës serbe u miratua ky projektligj.
Deputetët nga 6+ kanë abstenuar.
Derisa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë fare pjesë në seancë me arsyetimin se veteranëve po u bëhet e padrejtë.
Përfaqësuesit e tjerë opozitarë nuk kanë marrë pjesë në votim.
Lidhur me këtë projekligj ishte debatuar shumë kohëve të fundit.
Javën e kaluar kishte pasur protesta nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj.


