Bayerni ia cakton çmimin përfundimtar Lewandowskit, i cili po e dëshiron transferim te Barcelona

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski është duke e kërkuar me çdo kusht kalimin te Barcelona.

Sulmuesi polak ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munichi në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Por, deri më tani klubi gjerman e ka penguar largimin e tij, pasi që Lewandowski ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Megjithatë, “Catalunya Radio” ka raportuar këtë të hënë se Bayerni do të lejojë largimin e 34-vjeçarit vetëm nëse Barcelona paguan 50 milionë euro.

Madje, “Bavarezët” thuhet se duan që ky çmim i transferimit të paguhet menjëherë, duke refuzuar mundësinë që të ketë marrëveshje tjetër me Barçën, që shuma të mos paguhet e gjitha menjëherë, por në formë të bonuseve ose formave të tjera.

Kujtojmë se më herët është raportuar se Lewandowski ka marrëveshje personale me Barcelonën dhe se po pret vetëm që të arrihet edhe një marrëveshje mes klubeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...