Drejtuesit e intitucioneve të shtetit takim kokë më kokë, koordinohen për temat më të rëndësishme të momentit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.

Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe zyrtarë tjerë shtetërorë.

“Shumë e inkurajuar nga një bashkëbisedim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për sigurinë, bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, kishte shkruar Gërvalla.

Edhe kryeparlamentari Konjufca gjatë javës së fundit ka pasur agjendë të ngjeshur me takime të ndryshme në Evropë.

Në Austri, Konjufca është pritur nga zyrtarë të lartë shtetërorë me të cilët ka diskutuar tema të ndryshme.

“Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian”, ka thënë kreu i Kuvendit të Kosovës.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Greqi, Konjufca ka pasur takime me homolun grek.

Dy kryeparlamentarët kanë diskutuar lidhur me zhvillimet globale dhe janë dakorduar se përpjekjet për ruajtjen e paqes duhet të intensifikohen.

Javën që lamë pas, saktësisht të premten e 10 qershorit për vizitë në Kosovë ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitë kjo që u konsiderua historike.

Scholz në konferencën për media pas takimit me Kurtin ka folur për liberalizimin e vizave, dialogun Kosovë-Serbi, marrëveshjen përfundimtare.

Gjatë ditës së nesërme(martë) në Kosovë është paralajmëruar vizita e ministrit të Jashtëm të Austrisë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...