Modric tregon idhullin e tij (Foto)

PUBLIKUAR

Mesfushori kroat Luka Modric edhe njëherë tjetër ka treguar për futbollistin që e ka idhull.

Kroati nuk e ka fshehur asnjëherë se është rritur duke shikuar lojën e ikonës së Romës, Francesco Totti.

Ai pas ndeshjes Roma – Real Madrid ka bërë një foto me Tottin, ndërsa më pas e ka postuar në rrjetet sociale.

“Me të madhin Francesco Totti pas një fitore të madhe që e arritëm. Ky është idhulli im”, shkroi Modric.

Kujtojmë që edhe gjatë miqësores para sezonale mes Romës dhe Real Madridit, Modric kishte shkëmbyer fanellat me Tottin dhe e kishte postuar atë në rrjete sociale duke treguar dashurinë që ka për kapitenin e ‘Giallorosëve’. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...