Rrahet 40 vjeçari në Ferizaj, arrestohen dy persona të moshës 17 vjeç

PUBLIKUAR

Dje rreth orës 04:55 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, kishte ndodhur një rast i lëndimit trupor, ku personi me inicialet H.A (M/K) i moshës 40 vjeçar kishte pësuar lëndime  trupore nga dy persona, të cilët më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti fillimisht është cilësuar si “Lëndim trupor”.

Siç njofton policia, transmeton Express, i lënduari pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të moshës 17 vjeçe.

“Njësia e Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim edhe të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,  kishte nisur hetimet intensive dhe pas një pune hetimore, mbledhjes  së informacioneve në terren, në po të njëjtën ditë, rreth orës 15:55 ka arrestuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje me inicialet E.SH ( M/K) dhe SH.N ( M/K),  të moshave 17 vjeç”, njofton policia, transmeton Express.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani të avokatëve mbrojtës dhe prindërve të tyre , me vendim të Prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë , ndërsa rasti është ricilësuar “ Lëndim i rëndë trupor”, për procedura të mëtejme hetimore.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...