Beatrix Ramosaj “thumbon” në rrjetet sociale, por kujt i drejtohet mesazhi i saj?

PUBLIKUAR

Beatrix Ramosaj vazhdon e komentohet në mediat rozë.

Ajo së fundi ka publikuar projektin e saj të fundit ku edhe ka pasur disa pika ku edhe e ka “thumbuar” Donaldin, shkruan lajmi.net.

Edhe pas kësaj ajo nuk ka ndaluar “thumbat” e saj.

Këngëtarja ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku ironizon kritikat duke shkelur telefonin me këmbë, si metaforë për të treguar se nuk i intereson se çfarë thonë.

Krah videos, ish banorja e “Big Brother VIP” ka shkruar: Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por opinioni yt në fakt nuk është edhe aq i rëndësishëm.

“Kur e pate nuk dite se majte.”, këndon Trixa në një fragment në këngën e fundit “Vonë”.

“Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake.”,  thotë ndër të tjera në këngën më të fundit.

Të shumta kanë qenë komentet për këngën e fundit të saj. Fansat kryesisht e kanë uruar për këngën e re, duke i bashkangjitur edhe urimet për ditëlindjen e saj, por ka pasur nga ata që edhe nuk e kanë kursyer në lidhje me Donaldin./Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...