Promovuan botimet e librave të financuara nga Komuna e Lipjanit

PUBLIKUAR

Në hapësirat e bibliotekës së qytetit të Lipjanit, në kuadër të akvititeteve të 12 Qershorit Ditës së Çlirimit u promovuan botimet e librave të financuara nga Komuna e Lipjanit.

Pjesë e këtij promovimi ishin “Plojë e Madhe”,(Ngjarje dhe Rrëfime) të autorit Sefer Tashilli, “Shkrime nga Drejtësia dhe Letërsia”, të autorit Mergim Bekteshi, “MBI ÇDO FLIJIM ERDHI LIRIA”, të autorit Shqipërim Qeriqi dhe “ Vendi ku fëmijët jetojnë të lumtur”, Revistë Ilustrative nga autorja Nerminete Demiri.

Kryetari Imri Ahmeti, ka qmuar lartë promovimin e këtyre librave duke thënë se janë ndër vlerat më të mira që duhet ta zgjerojmë dhe ta bëjmë më madheshtore në vitet në vijim. Ai ka shtuar se këto vepra e kanë nderuar lexuesin e Lipjanit dhe gjithë Kosovës, ne do angazhohemi bashkarisht që do të krijojmë hapësirë dhe mundësi që talentët dhe ata që kanë prirje për t’i vë shkrimet në letër.

Kryetari Ahmeti, duke uruar Ditën e Çlirimit të Lipjanit ka thënë se ne duhet jo vetëm të festojmë për këtë ditë por edhe të angazhohemi që kjo shoqëri dhe ky shtet që akoma ka nevojë për një angazhim më të madh për të qenë baraz me shtetet ku synojmë të shkojmë si komb.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...