Scholz shkruan për vizitën në Ballkan, këto janë temat që do t’i diskutojë me liderët

PUBLIKUAR

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, me ardhjen në Kosovë ka nisur turin e tij në Ballkan.

Nëpërmjet një cicërime në Twitter, Scholz bën të ditur se në këto vizita do që të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal si dhe të mbështes shkëmbimin rajonal, apo Procesin e Berlinit, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, ai thotë se temë në këto takime do të jetë edhe përgjigja e përbashkët ndaj agresionit rus në Ukrainë.

“Sot dhe nesër unë udhëtoj në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Greqi e Bullgari. Unë dua të promovoj procesin e pranimit në BE në nivel lokal dhe të mbështes shkëmbimin rajonal (Procesi i Berlinit). Do të bëhet fjalë gjithashtu për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj luftës ruse të agresionit në Ukrainë”, ka shkruar Scholz në Twitter.

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...