Përveç këmbësorëve, nuk shihet qarkullim tjetër në sheshet e Podujevës.
Krejt kjo pas një vendimi që kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi mori vetëm një ditë më parë.
Moslejimi për qarkullim i trotineteve elektrik, biçikletave e motorëve po bëhet për të ruajtur sigurinë e këmbësorëve që çdo ditë kalojnë këndej. Mirëpo situatë krejt ndryshe është vetëm 27 kilometra larg Podujevës.
Krahas qarkullimit të madh me trotinetët në Prishtinë, komuna ende nuk ka një plan veprimi.
Mirëpo diçka e tillë pritet të ndodhë së shpejti, meqë njëri nga bizneset që trotinetet i ofrojnë me qira, tashmë ka dorëzuar një kërkesë bashkëpunimi.
Zana Mustafa, shton se këtë muaj kanë ofruar një sistem të ri që kujdeset edhe për qytetarët.
Që bashkëpunimi nga ana e Komunës së Prishtinës nuk do të mungojë e thotë drejtori i shërbimeve publike, Ilirk Musliu.
Musliu bëri të ditur edhe planet që kanë për korsitë që do të shfrytëzohen për trotinete.
Megjithatë, pakujdesia e qytetarëve, mos mbajtja e helmetës e rrezikshmëria që iu kanoset po e shqetëson ambientalisitin Luan Hasanaj.
Deri më tani nuk ka një rregullore që përcakton kërkesat themelore të sigurisë për mjetet e tilla.


