Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, një 18-vjeçar dërgohet në QKUK

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:15 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai tha se automjetin ka qenë duke e vozitur një 51-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka marrë motoçiklisti 18-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK për trjaim mjekësor.

“Për pasojë motoçiklisti i moshës 18 vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merrr ndihmën e parë  mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj,  dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, tha Veseli.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori  kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...