Lame thotë se kush gëzohet që Thaçi është në burg, është antishqiptar

PUBLIKUAR

Kudusi Lame, sot në Frontal të t7, ka folur për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë dhe po akuzohen për krime lufte ndaj njerëzimit.

Duke e marrë si shembull ish-presidentin Thaçi, tha se kushdo që gëzohet që ai është në burg është antishqiptar.

“Nëse Hashim Thaçi do të kishte bërë gabime si kryeministër dhe si president i Kosovës, edhe unë do të isha dakord të ndëshkohet sipas ligjit. Por ai ka shkuar atje për diçka që ka bërë mirë për interesat e Kosovës. Ai ka shkuar si udhëheqës politik, si kryeministër, si kryetar i grupit negociator në Rambuje, si luftëtar. Epo ta marrësh Hashim Thaçin dhe ta akuzosh si luftëtar në gjyq e ta fusësh në burg, e të gëzohesh që ai ka shkuar atje, kjo është antishqiptarizëm. Ky është antilogjikë dhe është shërbim antikombëtar”, tha ai. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...