Rrëzohet një lis në oborrin e spitalit të Ferizajt – Policia jep detaje

PUBLIKUAR

Për shkak të erërave të forta, në oborrin e spitalit të Ferizajt është rrëzuar një lis.

Sipas pamjeve më poshtë, ky lis ka rënë mbi disa vetura që kanë qenë të parkuara afër këtij spitali.

Në lidhje me këtë incident Express ka kontaktuar edhe me Policinë e rajonit të Ferizajt, të cilët kanë dhënë detaje.

“Një lis është rrëzuar në oborrin e spitalit të Ferizajt dhe si pasojë është dëmtuar një veturë”, ka thënë për Express zëdhënsi i Policisë, Basri Shabani.

Pak më parë në Prishtinë filluan reshje të mëdha të shiut, por pati edhe breshër.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...