Feghouli mund të transferohet në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Manchester United raportohet se është skuadra favorite për të transferuar anëtarin e Valencias, Sofiane Feghouli, si transferim të lirë në fund të sezonit.

Algjeriani është pjesë e skuadrës së Valencias që nga viti 2010 dhe është afër shifrës prej 150 paraqitjeve në La Ligë.

26-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, dhe raportohet se negociatat për kontratë të re kanë ngecur.

Liverpooli dhe Chelsea më parë kanë shprehur interesim për të, por, sipas “Fichajes”, United është favoriti për të sjellë sulmuesin në Old Trafford.

Valencia thuhet se nuk është e gatshme të paguajë pagën që kërkon lojtari. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...