Chelsea e merr vendimin përfundimtar për Lukakun

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku e dëshiron largimin nga Chelsea, pas një sezoni zhgënjyes te klubi nga Londra.

“Sky Italia” raporton se Chelsea është gati për të lejuar largimin e belgut, por vetëm në formë të huazimit.

Sipas mediumit italian, së shpejti do të nisin bisedimet me Interin, transmeton Gazeta Express.

Lukaku thuhet se është i gatshëm për të përgjysmuar pagën, vetëm që të rikthehet te “Nerazzurrët”.

Në verën e vitit të kaluar, 29-vjeçari u largua nga Interi drejt Chelseat për 113 milionë euro.

Megjithatë, Lukaku nuk arriti që edhe te “Blutë” të vazhdojë me formën që e kishte te skuadra italiane, me të cilën e fituan titullin e kampionit në Serie A.

Ndryshe, ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...