Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), i ka ftuar komunat e Kosovës që t’i përgjigjen kërkesave për bashkëpunim ndërinstitucional.
“Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në rregullimin ligjor të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, memorialë etj) dhe projekte tjera në shërbim të qytetarëve”, thuhet ndër tjerash në njoftim.


