Vetura godet për vdekje një këmbësor në Gjilan

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ku i vdekur ka mbetur një këmbësor i moshës 76-vjeçare.

Lajmin për Express e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se Policia rreth orës 11:22 ka marrë informacione për një aksident trafiku afër spitalit dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante.

Viktima më pas është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, por përkundër ndihmës së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë.

Hashani bëri të ditur se njësiti i trafikut rrugor është duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...