Mauro Icardi e konfirmon të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

Mauro Icardi nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Rreth të ardhmes së argjentinasit u spekulua shumë, por tashmë ai ka konfirmuar se do të qëndrojë te kampioni francez, transmeton Gazeta Express.

“Jam ende nën kontratë me Paris Saint-Germain, edhe për dy vitet e ardhshme. Karriera ime nuk është në rrezik siç thoni ju [gazetarët]. Kam vendosur të qëndroj këtu te PSG-ja”, ka thënë ish-sulmuesi i Interit.

“Mos u shqetësoni, unë jam ende 29 vjeç dhe njerëzit e dinë se kush jam pasi kam shënuar gati 200 gola”, shtoi ai.

Icardi te Paris Saint-Germaini u transferua në verën e vitit 2020 nga Interi për 50 milionë euro.

Kontrata e tij me parisienët skadon zyrtarisht më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...