Liverpooli e refuzoi ofertën e parë të Bayernit për Manen

PUBLIKUAR

Bayern Munichu është klubi më i interesuar për ta transferuar Sadio Manen.

Gjiganti bavarez madje e ka bërë edhe ofertën e parë për sulmuesin senegalez, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Liverpooli.

Mediumi “Times” raporton se klubi nga “Allianz Arena” i ka ofruar afro 25 milionë euro për sulmuesin afrikan, plus 5 milionë të tjerë nga bonuset, përcjell “Gazeta Express”.

Por, i njëjti medium raporton se “Reds” e kanë refuzuar ofertën e parë të Bayernit.

Kjo pasi ata pretendojnë t’i fitojnë deri në 40 milionë euro nga shitja e Manes.

Futbollisti ka kontratë me nënkampionin anglez dhe evropian deri në vitin 2023.

Krahas Bayernit, interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Gjiganti bavarez e do Manen në rast se do të mbetet pa sulmuesit në largim, Robert Lewandowski e Serge Gnabry. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...