Thaçi u dërgon mesazh nga Haga aktivistëve dhe zyrtarëve të PDK-së

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherit ish-kryetar i Partisë Demokratike, sot nga Haga u ka dërguar një mesazh aktivistëve dhe zyrtarëve të subjektit që e drejtonte.

Këtë e bëri të ditur, kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, gjatë një paraqitje të tij para të pranishmëve në ndejën e sotme të organizuar në këtë komunë, me anëtarë të Partisë Demokratike.

”Teksa ishim duke ardhë me Endritin këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell një mesazh”.

”Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, bile nuk e ndi hiç”, citon Nura ish-presidentin Thaçi, t’i ketë thënë gjatë bisedës për të cilën thotë se pati rast ta bënte përmes telefonit, gjatë shkuarjes në organizimin e mbajtur këtë të diele në Drenicë.

Tutje Sami Lushtaku në reagimin e tij të publikuar bashkë me një video në facebook, shihet t’i japë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit i cili iu drejtohet drenicakëve:

”Drenica është zemra e Kosovës, po PDK është në zemrën e Drenicës, në zemrën e Skënderajit e në zemrën e secilit prej jush”.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...