Ronaldo: Interi kthehet, lufton me Juven për titull

PUBLIKUAR

Legjenda e futbollit botëror, Ronaldo (origjinal), ka folur rreth luftës për titull në Itali.

Ish-sulmuesi i Interit i cili ishte protagonist në ngjarjet kontraverse që ia morën titullin Interit në vitin 2002 falë referimit skandaloz, beson se këtë vit Nerazzurët mund të kthehen nga kriza.

“Unë e pash Interin në start të përkryer të sezonit”.

“Ata kanë pasur një krizë, por do të kthehen. Do të jetë një luftë e madhe me Juven për titull”.

“Moratti? Interi kurrë nuk e ka humbur Morattin. Ai është ende pranë presidentit Thohir dhe Mancinit”, u shpreh ai.

Interi e humbi titullin nga Juve në vitin 2002 në javën e fundit, por për Ronaldon ky nuk është kujtimi më i keq.

“Nuk më dhemb kjo aq shumë sa 12 korriku i vitit 1998 në Paris, ku humbëm thellë nga Franca. Edhe disfata për titull me Interin më zhgënjeu shumë, sidomos referimi, por ajo mbetet pjesë e të kaluarës”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...