Salah mund t’i bashkohet Barcelonës vitin tjetër

PUBLIKUAR

Mohamed Salah ka konfirmuar se sezonin e ardhshëm do ta kalojë në Liverpool.

Por, sulmuesi egjiptian nuk do të pranojë ta vazhdojë kontratën me “Reds”.

Në mendjen e tij është largimi nga “Anfield Road” në verën e vitit 2023, shkruan “Gazeta Express”.

I mbetet nënkampionit anglez dhe evropian të vendos nëse do ta mbajë apo jo ish-futbollistin e Baselit, Chelseat, Fiorentinës dhe Romës në këtë formë.

Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se prapa kësaj fshihet premtimi që ia ka bërë përfaqësuesi egjiptian Barcelonës.

Ai në fakt synon të përfundojë në “Camp Nou” në verën e vitit tjetër, ku do të shkonte si lojtar i lirë pasi do t’i skadonte kontrata me Të Kuqtë.

Liverpooli i ka ofruar Salahut kontratë të re qe një kohë, por ai nuk ka pranuar ta vazhdojë atë për shkak të kërkesave të larta.

E tash, në mendjen e tij është Barcelona për vitin tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...