Mot sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri 31 gradë Celsius

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 31 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP , që nga ora 9-17 mundesisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse( ombrell, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krem kundër rrezeve të diellit). Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, njofton IHMK përcjell Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...