Osmani uron Begajn për zgjedhjen president i Shqipërisë

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Bajram Begajn, për zgjedhjen president i Republikës së Shqipërisë.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani tha se do të punojnë që të dyja vendet të jenë më afër BE’së.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm”, shkroi Osmani.

“Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, shtoi ajo.

Bajram Begaj është zgjedhur sot president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Ai do të jetë President i tetë i Republikës së Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...