Në Komunën e Lipjanit kanë përfunduar dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025 e cila do të aprovohet në Kuvend dhe dërgohet në Ministrinë e Financave për të filluar edhe përgaditjen për qarkoren e dytë ku përcaktohen kufijtë buxhetor ku përsëri do të mbahen dëgjimet publike deri në përmbylljen e Planifikimit të Buxhetit 2023-2025.
Dëgjimet e fundit janë mbajtur me banorët e lokaliteteve Magure dhe Krojmir.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka bashkëbiseduar me banorët për mundësitë̈ e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.
Drejtori Ramadani ka falënderuar të gjithë pjesmarrësit të këtyre takimeve duke thënë se kontributi i tyre është i veçantë dhe se shumë domethënës për të planifikim të buxhetit.
Përfundojnë dëgjimet buxhetore për KAB 2023-2025
PUBLIKUAR


