Nagavci kërkon respektim të rregullave në testin e arritshmërisë

PUBLIKUAR

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar respektim të rregullave në testin e arritshmërisë, pasi sipas saj, është një domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale.

“Respektimi i rregullave është domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale dhe pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”, ka shkruar Nagavci në facebook.

Ajo po ashtu i ka dëshiruar suksese nxënësve që do t’iu nënshtrohen këtij provimi.

“Suksese të dashur nxënës! Sot, në ditën e parë të Testit të Arritshmërisë, 24 218 nxënës të klasave të nënta do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre”, ka shkruar Nagavci në facebook.

Janë 178 qendra, në të cilat do të zhvillohet testi dhe 1600 administrues, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e tij.

Testi do të zgjasë 150 minuta.

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...