La Liga e ngre në qiell sulmuesin e Kosovës: Çfarë muaji për Vedat Muriqin

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë për muajin maj në La Liga.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Nga këto katër paraqitje në muajin e kaluar, Muriqi shënoi një gol dhe ndihmoi skuadrën e tij me dy asistime.

28-vjeçari ishte ndër futbollistë kryesorë të Mallorca, e cila në fund e siguroi edhe mbijetesën në La Liga.

Faqja zyrtare e La Ligas në “Instagram” ka publikuar një fotografi të Vedat Muriqit, teksa ka treguar se ai e ka fituar çmimin “Lojtari i Muajit”.

“Çfarë muaji për Vedat Muriqin” thuhet në postimin e La Ligas, krahas një video të publikuar të tij. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...