Zbulohet oferta që Arsenali po e përgatit për Tielemansin

PUBLIKUAR

Arsenali është duke kërkuar me ngulm që të nënshkruajë me Youri Tielemansin.

Mesfushori belg pritet që të largohet nga Leicester City në afatin kalimtar të verës së këtij viti, transmeton Gazeta Express.

“Topçinjtë” vazhdojnë të jenë më të interesuarit për shërbimet e tij, teksa tani raportohet se janë duke e bërë gati edhe një ofertë.

Sipas “Fichajes”, Arsenali është duke e bërë gati ofertën prej 35 milionë eurove për Tielemansin.

Klubi anglez do e lejojë largimin e 25-vjeçarit, pasi këtë vit ka shansin e fundit për ta shitur.

Youri Tielemans ka kontratë të vlefshme me Leicester Cityn deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...