Pritjes së gjatë për një këngë të re nga artistja e njohur, Enca Haxhia, duket se i erdhi fundi.
Kjo pasi këngëtarja tashmë ka nisur punën për një projekt të ri muzikor, i cili siç bën të ditur mban titullin “Kalle”.Në njoftimin e bërë në InstaStory, ajo thotë se hiti është rrugës dhe se do të vijë së shpejti.
Enca Haxhia (Foto: Instagram)
“Kalle. Së shpejti. Hiti i ri gjatë rrugës”, tha 26-vjeçarja.



