Këto dy shtete konfirmojnë rastet e para me Linë e Majmunëve

PUBLIKUAR

Hungaria dhe Norvegjia kanë konfirmuan rastet e para të lisë së majmunëve.

Hungaria ka konfirmuar rastin e parë të virusit, tha kryekirurgja Cecilia Mahler për agjencinë shtetërore të lajmeve MTI.

Pacienti është një burrë 38-vjeçar, me autoritetet shëndetësore që janë duke hetuar nëse i infektuari ka udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit.

Në Norvegji, Instituti i Shëndetit Publik (FHI) njoftoi se ka zbuluar rastin e parë të lisë në vend.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.

Simptomat e lisë së majmunëve janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se sëmundja nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton viktima nëse trajtohet që në fillimin e mptomave por mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.

Sipas informacioneve deri më tani ka qenë fatale në 3-6% të rasteve – një normë e rritur nga kujdesi i dobët shëndetësor në shumë vende afrikane.

Një lloj i përhapur në Kongo ka më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore që tani po përhapet jashtë kontinentit./abcnews.al/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...