Tchouameni – Real Madrid, zyrtarizimi çështje orësh

PUBLIKUAR

Kalimi i Aurelien Tchouamenit te Real Madridi duket se tani është vetëm çështje orësh.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se lojtari ka arritur marrëveshj

Sipas gazetarit italian, Real Madridi sot ka përmirësuar ofertën për 80 milionë euro plus bonuset.

Kurse, sipas “Goal”, Tchouameni gjatë orëve në vazhdim do të nënshkruajë kontratë me kampionët e Spanjës.

Gjithashtu thuhet se tashmë është afër edhe marrëveshja mes Monacos dhe Real Madridit.

22-vjeçari ishte i kërkuar edhe nga Liverpooli e Paris Saint-Germaini, por në fund ai ka zgjedhur 14 herë kampionët e Evropës. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...