Ozil konfirmon përfundimisht të ardhmen e tij, pas suspendimit nga Fenerbahçe dhe lajmeve për largimin e tij

PUBLIKUAR

Mesut Ozil ka reaguar pas lajmeve se ai do të largohet nga Fenerbahçe.

Pas suspendimit nga klubi turk, ish-reprezentuesi i Gjermanisë u lidh me një largim nga ky klub, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, një largim i mundshëm nga “verdhezinjtë” është mohuar nga Ozil.

“Së fundmi më është dashur të bëj një deklaratë në lidhje me akuzat e bëra për karrierën time. Synimin e karrierës e kisha përfunduar duke nënshkruar një kontratë 3.5 vjeçare me Fenerbahçen, dashurinë time të fëmijërisë, pa u paguar as për 6 muajt e parë”, shkroi fillimisht ai në “Twitter”.

Tutje, 33-vjeçari tha se synimi i tij është për ta mbyllur karrierën te Fenerbahçe.

“E përsëris; Nuk do ta mbyll karrierën në një ekip tjetër përveç Fenerbahçes. Për sa kohë zgjat kontrata, synimi im i vetëm është të djersitë fanellën tonë të Çubuklusë. Ky vendim është shumë i qartë dhe përfundimtar”, shtoi Ozil.

“Sipas kërkesave të jetës profesionale, nëse menaxhmenti ynë merr një vendim për mua, unë do ta respektoj vetëm këtë qëndrim. Do të punoj shumë dhe do të jem gjithmonë gati, siç them gjithmonë, kryesorja është Fenerbahçe. Me dashurinë dhe respektin tim për tifozët e mëdhenj të Fenerbahçes”, u shpreh ish-mesfushori i Real Madridit e Arsenalit.

Mesut Ozil me Fenerbahçen ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...