Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar për raportimet në mediat kosovare sa i përket vendit ku kryeministri Albin Kurti ka takuar këshilltarin kryesor të Joe Biden, Jake Sullivan, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Express.
Kurti pas kthimit në Kosovë, në një konferencë për media ka deklaruar se me Sullivanin është takuar në Shtëpinë e Bardhë. Kjo deklaratë e tij ishte shoqëruar me raportime të cilat provonin të vinin theksin se Kurti është takuar në një objeket tjetër e që është ndërtesa e “Eisenohower” dhe jo në Shtëpinë e Bardhë.
Hovenier ka thënë se është i befasuar me disa raportimet të pasakta dhe çorientuese sa i përket lokacionit të takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit të Joe Biden, Jake Sullivan.
Hovernier ka thënë se ndërtesa “Eisenhower” është pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë dhe se në atë ndërtesë janë mbajtur takime të nivelit të lartë përfshirë Presidentin, zëvëndëspresidentin dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare


