Vojvoda e ka “blinduar” krahun e majtë të Torinos

PUBLIKUAR

Torino është mjaft e kënaqur me kontributin që e dha Mërgim Vojvoda në sezonin 2021/22

Mbrojtësi kosovar shkëlqeu në pozitën e krahut të majtë duke i dhënë siguri trajnerit Ivan Juric.

Për këtë arsye, klubi “Granata” po llogarit në përfaqësuesin kosovar edhe për sezonin e ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, ai është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe më të paprekshëm të ekipit torinez.

Sipas mediave italiane, Vojvoda është adaptuar mjaft mirë në sistemin e Torinos dhe trajneri kroat Juric ka fjalë të mëdha për futbollistin.

Vojvoda ka qenë gjithmonë në dispozicion sa herë që ekipi kishte nevojë për të, duke sakrifikuar dhe duke luajtur në krahun e majtë, edhe pse i djathti është natyral për të.

Me largimin e Ansaldit, shkruan mediumi ToroNews”, Vojvoda do të ketë edhe më shumë hapësira në krahun e majtë, përcjell “Gazeta Express”.

Por, ndërkohë Torino do ta marrë edhe një mbrojtës të majtë për t’i bërë konkurrencë 27 vjeçarit nga Skenderaj.

Vojvoda e posedon kualitetin e mjaftueshëm për të luajtur në Torino, ndërsa trajneri Juric beson fuqishëm se lojtari do të përmirësohet edhe më shumë në sezonin 2022/23. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...