Bashkësitë fetare, apel për zgjidhjen e krizës në vend

PUBLIKUAR

Bashkësitë fetare i bëjnë apel krerëve të partive politike në vend që të bashkëpunojnë ndërmjet vete, me qëllim të zgjidhjes së krizës në vend, ndërsa theksuan se modeli i tyre i bashkëpunimit mund të shërbej si shembull për spektrin politik në Kosovë.

Sot në rezidencën e Ipeshkëvisë së Kosovës në Prishtinë, janë takuar tre liderët e tri bashkësive fetare në Kosovë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe kryetari i Kishës Ungjillore Protestante të Kosovës, Driton Krasniqi.

Ky takim ka shërbyer, sipas përfaqësuesve të bashkësive fetare, që të rritet bashkëpunimi në mes këtyre institucioneve, madje në takim është thënë se në përfaqësimet që do të bëhen jashtë Kosovës, bashkësitë fetare mund të flasin edhe në emër të njëra tjetrës.

Në takim është thënë se ata shpresojnë dhe bëjnë thirrje, ndonëse nuk do të ndërmjetësojnë, që sa më parë të zgjidhet kriza politike në vend, dhe bashkëpunimi në mes tyre të shërbejë si model i bashkëpunimit edhe për spektrin politik në Kosovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....