Pjanic: Rezultat i padrejtë, tash na mbetet vetëm Serie A

PUBLIKUAR

Miralem Pjanic e ka të vështirë ta pranojë humbjen nga Real Madridi, pasi mendon se Roma e meritoi të shënonte së paku një gol.

Ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stadio Olimpico u vendos me golat e Cristiano Ronaldos dhe Jese Rodriguezit.

“Është shumë vështirë ta pranoj këtë rezultat. Real Madridi është ekip i mirë, por nuk na shkaktuan shumë probleme”.

“Merituam të shënonim së paku një gol. Ky rezultat është një gënjeshtër. E dimë se luajtëm ndaj një ekipi të madh dhe trajneri na paralajmëroi se janë të mirë në kundërsulme, ndërsa pikërisht në këtë mënyrë na shënuan golin e parë”.

“Tash duhet të shikojmë përpara dhe të mendojmë për Serie A. Kjo skuadër do të japë gjithmonë gjithçka”, ka thënë Pjanic për Mediaset Premium. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...