Kjo ishte festa e Realit në dhomat e zhveshjes

PUBLIKUAR

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë evropian.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22 dhe duke e rritur edhe më shumë dominimin e tyre.

Ata kompletuan një aventurë spektakolare të Champions Leagues, duke eliminuar katër favoritët kryesorë, Paris Saint-Germain, Chelsean, Manchester Cityn dhe Liverpoolin.

Ndërkohë, kanë dalë edhe pamjet e festës së “Los Blancos” në zhveshtore pas triumfit.

Ata tani prijnë me 14 tituj të Ligës së Kampionëve, dyfish më shumë se përcjellësi i dytë Milani.

I treti në listë është finalisti i mbrëmshëm, Liverpooli me gjashtë trofe të garës më prestigjioze evropiane. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...