Mustafa: Serbia duhet të dënoj kriminelët që vranë qytetarë të pafajshëm të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar për dënimet e bëra nga Beogradi për ish ushtarët e UÇK-së.

Mustafa tha se Serbia edhe një herë po bën farsë të ‘’drejtësisë’’ dhe se ajo duhet të dënojë kriminelët që vranë rreth 15 mijë qytetarë të pafajshëm.

Lexoni të plotë shkrimin e Kryeministrit Mustafa:

‘’Erdhën të vrasin e të zhdukin njerëzit tanë nga tokat dhe shtëpitë e tyre dhe morën përgjigjen që e merituan nga ushtarët e Brigadës 138. të UÇK-së. Komandantët e UÇK-së Rrustem Berisha e Anton Quni dhe pjesëtarë tjerë të kësaj brigade, sot u dënuan në Beograd, se mbrojtën vendin e tyre. Kjo është edhe një farsë e “drejtësisë “ së Serbisë.  Serbia duhet të gjykojë krimet dhe të dënoj kriminelët që vranë rreth 15 mijë qytetarë të pafajshëm të Kosovës. I vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Ushtarët dhe paramilitarët serb nuk erdhën në Kosovë me ftesë të Anton Qunit,e as Rrustem Berishës, sot deputet të merituar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjykimi i luftëtarëve tanë nga gjykatat e një vendi fqinj, flet se akoma Serbia i mbron verpirmet kriminale, vrasjet dhe masakrat në Kosovë dhe akterët e tyre.’’

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...