Sergio Ramos ka treguar se bisedimet që i bënë gjatë pushimit, i ndihmuan skuadrës që ta mposhtte Romën.
Real Madridi fitoi me rezultat 2-0 në Stadio Olimpico dhe është rrugës për të shkuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Jemi shumë të lumtur me punën individuale, por më shumë për angazhimin e gjithë skuadrës”.
“Dolëm që nga minuta e parë me planin që ta mbanim topin dhe bëmë një hap të rëndësishëm në këtë sfidë”.
“Gjatë pushimit vendosëm se do të bënim presion për ta rifituar topin. Goli i Cristiano Ronaldos erdhi në një moment vendimtar”, është shprehur mbrojtësi pas ndeshjes. /Telegrafi/


